Ish-snajperisti amerikan i UÇK-së do të dorëzojë kallëzim penal ndaj VV-së dhe Listës Guxo

HomeLajmeKosovë

Ish-snajperisti amerikan i UÇK-së do të dorëzojë kallëzim penal ndaj VV-së dhe Listës Guxo

Ish-snajperisti amerikano-gjerman që ishte pjesë e UÇK-së Mike Spath, thotë se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, për siç ka thënë përgjegjësinë e tyre për kërcënimet e militantëve partiakë ndaj ish-snajperistit.

Spath ka publikuar në Facebook disa mesazhe kërcënuese në drejtim të tij teksa ka thënë se do të bëjë padi civile dhe penale ndaj lidershipit të partisë Vetëvendosje dhe Lista Guxo.

“Në këtë kohë do të ngris padi penale dhe civile ndaj lidershipit të këtyre partive: LVV dhe Lista Guxo. Është e njohur në të gjithë institucionet ndërkombëtare, nga çfarë lloj dhune, ngacmimi, shtypjeje e ka origjinën. Këto parti politike do të ngjiten pas nëse nuk do të pajtoheni me kushtet e tyre. Nëse shikoni ato pamje nga fotot dhe komentet, do të shihni se janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme, plus që ju shkatërron besueshmërinë tuaj në baza ndërkombëtare sepse ato janë publike. Kjo jo vetëm që shkatërron reputacionin tuaj, por shkatërron marrëdhëniet, familjet dhe miqtë. Prandaj, unë po i kërkoj Komunitetit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, dhe Agjencive të Zbatimit të Ligjit që të ndërmarrin veprimet e duhura në ato çështje, po u kërkoj Dëshmitarëve që të dalin përpara”, ka shkruar Spath.

Ai tutje ka shkruar se lidershipi i këtyre partive është përgjegjës për kërcënimet dhe fyerjet ndaj tij dhe UÇK-së në përgjithësi.

x