Connect with us

Lajme

Ish shefi i ushtrisë serbe tallet me Vuçiqin: “E ngrit gatishmërinë luftarake varësisht sa i nervozuar është”

Publikuar

me

Kryetari i Lëvizjes Qendra Serbe dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Zdravko Ponosh, tha se gatishmëria luftarake rritet kur vendi është realisht i kërcënuar dhe kur vetëm ushtria mund të ndihmojë. Gjenerali në pension i aviacionit Sreto Malinoviq shton se duhet pasur kujdes që çështja të mos dalë jashtë kontrollit, të mos provokojë përdorimin e forcës dhe që pala serbe të shpallet përgjegjëse.

Ponosh shton se shkallët e gatishmërisë luftarake janë të paqarta dhe kujton se më parë dihej si quhej, çfarë do të thoshte dhe në çfarë gatishmërie ishin njësitë.

“Tani është një histori e çuditshme. Është sikur ka diçka që ngrihet rregullisht – kur Vuçiq është i zemëruar, kur ai është shumë i zemëruar, atëherë ka gjashtë howitzer (artileri e rëndë), dhe niveli më i lartë është kur komandanti suprem është në rrugë. Niveli më i lartë është vetëm kur është në Karash, nuk e di se si do të paketohet Pink (televizioni pro regjimit) atje”, shton Ponosh.

Malinoviq thotë se pas largimit nga institucionet e serbëve në Kosovë ka përjetuar trazira për shkak të largimit të serbëve nga policia.

“Unë jam i shqetësuar sepse çdo gjë që vjen në rrugën e rritjes së tensioneve, aftësia e shtetit për të reaguar është e diskutueshme”. KFOR-i ka një rëndësi të madhe për ne, por KFOR-i nuk është një mision neutral, ai NATO. Kosova funksionon si protektorat, jam i sigurt se nuk mund të bëhet asgjë atje poshtë pa miratimin e protektoratit, në këtë rast të NATO-s”, tha Malinoviq.

Ponosh kujtoi se në vitin 1999 ka pasur përvoja me rritjen e gatishmërisë luftarake, se çështja është se cila normë juridike përdoret dhe shtoi se kemi një koncept të padefinuar të forcave të armatosura.

“Tani është e paqartë, kanë vënë në komandën e Shtabit të Përgjithshëm edhe oficerët e trafikut në Autokomandë. Ky është cirk, Vuçiq i ka gatuar gjërat që as vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur, kjo gjë shërben për të gjetur një skenar për të hequr barrikadat. Tensioni po ngrihet, po krijohet një krizë lufte që barrikadat të shpërbëhen”, ka thënë Ponosh. Ai beson se me tregimet për ushtrinë, Vuçiq po i drejtohet audiencës në Serbinë qendrore, si dhe atyre që janë në barrikada.

“Këto forca nuk do të përdoren, Kurti e di këtë, prandaj sillet kështu. Ajo ushtri nuk do të përdoret derisa NATO është atje”, ka thënë Ponosh në një intervistë për N1. /Ballkani.info

Reklama