Luan Dalipi ka deklaruar pasuri koxha të madhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ish shefi i kabinetit të ish kryeministrit Albin Kurti e ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 650 mijë eurosh, të blerë, siç thotë ai, me të hyra vetanake dhe familjare.
Po ashtu Dalipi e ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 107 mijë euro, shkruan Ballkani.info.
Dalipi thotë se në vitin 2018 e ka blerë një veturë Mercedes në vlerë 50 mijë euro, kurse një vit më vonë, një tjetër në vlerë 11 mijë euro.
Krejt këto nga të hyrat vetanake.
Ai në bankë thotë se i ka mbi 12 mijë euro para. /Ballkani.info
COMMENTS