Ish Sekretari Zvicrran i Shtetit kërkon nga Europa që të mos bëjë politika qetësuese, por të kërkoj qartë nga Serbia që të pranoj shtetësinë e Kosovës

1 minute, 2 seconds Read

Ish-Sekretari i Shtetit të Zvicrës për Politikë të Jashtme, Michael Ambuhl, ka kërkuar nga lidershipi i Bashkimit Evropian që në vend të, siç e ka quajtur ai, politikave qetësuese, të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën.

“Në vend të një politike të vazhdueshme qetësimi, lidershipi i BE-së më në fund duhet të kërkojë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Por për ta bërë këtë, ajo së pari duhet të krijojë një doktrinë të brendshme të unitetit të BE-së dhe të sigurojë që të 27 shtetet e BE-së të pranojnë pavarësinë”, ka deklaruar ai për mediumin zvicren Der Bund, përcjell Demokracia.

Ish-diplomati zviceran ka komentuar edhe vendimin e Zvicrës që ushtarët ‘Swisscoy’ të ktheheshin nga Kosova në vendin e tyre dhe të përfundonin misionin. Ai një gjë të tillë e ka quajtur si vendim të gabuar.

Ambuhl thotë se prezenca ushtarake e Zvicrës vlerësohet nga pala kosovare dhe ajo serbe.

“Si kosovarët ashtu edhe serbët vlerësojnë ushtarët tanë dhe Zvicrën si një vend që qëndron për rregulla të drejta dhe sundim të ligjit”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Publikime te ngjashme