fbpx

Ish-presidenti Hashim Thaçi e dekoroi, ambasadori i SHBA-së e mban në ‘zemër’ medaljen e tij (Foto)

HomeLajmeKosovë

Ish-presidenti Hashim Thaçi e dekoroi, ambasadori i SHBA-së e mban në ‘zemër’ medaljen e tij (Foto)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, para 6 ditësh në shënimin e përvjetorit të krijimit të Korpusit të Marinsave Amerikan është parë duke e mbajtur Medaljen Presidenciale, të cilën ia kishte ndarë ish-presidenti Hashim Thaçi.

Fotoja e ambasadorit Hovenier me tri medalje në ‘zemër’ shihet edhe tek postimi i ish-presidentes Jahjaga.

Jeffrey Hovenier ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, më 4 qershor 2018, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Si diplomat amerikan, ai kishte dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, i kishte diplomatit Jeffrey Hovenier, ish-presidenti Thaçi gjatë dekorimit me Medaljen Presidenciale.

Në anën tjetër, sipas komunikatës së Zyrës së Presidentit, diplomati amerikan Jeffrey Hovenier, kur e kishte pranuar medaljen kishte thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, citohet të ketë thënë Jeffrey Hovenier, aktualisht ambasador i SHBA-së në Kosovë.

SHBA-ja dhe Kosova aktualisht janë në pikën më të ulët të bashkëpunimit dhe këtë muaj ministrave të Qeverisë Kurti u është rekomanduar nga vetë ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier që të mos udhëtojnë drejt SHBA-së për shkak të krizës në veri. Ndërkaq, në të njëjtën kohë, dy liderët kryesorë të opozitës, përkatësisht të PDK-së dhe LDK-së, po qëndrojnë në Uashington dhe po vazhdojnë të kenë takime të nivelit të lartë në DASH dhe me kongresistë e senatorë amerikanë.