fbpx

Ish-piloti amerikan që bombardoi Serbinë, lavdëron FSK-në

HomeLajmeKosovë

Ish-piloti amerikan që bombardoi Serbinë, lavdëron FSK-në

Jeffrey Fischer ka ardhur në Kosovë për të promovuar librin e tij të ri, të cilin e ka bazuar tek përvoja personale në misione të ndryshme në botë, por që përgjithësisht janë të sajuara.

Por krejt të njëmendta janë caqet e tij në pranverën e vitit 1999, të cilat piloti i forcave të NATO-s i rrëfeu ekskluzivisht për Klan Kosovën.

Fischer është njëri nga pilotët, që u shfaq në qiellin e Kosovës kah fundi i 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve në ish-Jugosllavi.

“Unë isha në një prej sulmeve të netëve të fundit, për çka kam marrë edhe një medalje, misioni për të cilin shkruhet në atë medalje ishte ai kundër një formacioni të energjisë në Novi Sad. Pra ne po përpiqeshim t’ua ndalonim energjinë të cilën e përdornin për pajisje ushtarake”, thotë Fischer për Klan Kosova.

Koloneli në pension më 7 qershor 99’ pati në objektiv edhe Beogradin.

“Mendoj se është e rëndësishme ta them se unë nuk isha në luftë me serbët, unë, pra presidenti im, ishte në luftë me Sllobodan Milloshqeviqin, përndryshe unë jam rritur me serbët dhe kam shumë miq serb në Çikago, kështu është kur je pjesë e ushtrisë.”

COMMENTS