fbpx

Ish-ministrja Jankullovska dërgohet në burg

HomeLajmeMaqedoni e veriut

Ish-ministrja Jankullovska dërgohet në burg

Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës.

Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”, blerje e Mercedesit luksoz.

Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore ish-ministren Jankullovska për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vlerë prej 600 mijë eurosh.

Skandali është zbuluar nga afera e përgjimeve që u publikua nga opozita në shkurt të vitit 2015.

Për këtë vepër ajo ishte dënuar fillimisht me 6 vjet, por pas apelimit, dënimi i është zbutur në 4 vjet. /Alsat

COMMENTS