Ish-ministri Mehaj: Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Kosova

1 minute, 12 seconds Read

Pas largimit nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim përshëndetës me ushtarët e FSK-së.

Në një postim në Facebook, Mehaj tha se këta janë më të zotët e më të mirët që ka Kosova.

“Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika.Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri”.

“Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë.

“Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt”, ka shkruar ai.

Të martën, Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Qeveria ka bërë të ditur se Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se gruaja e Mehajt është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos.

Andaj Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë.

Pas lirimit nga detyra, për Armend Mehajn pati reagime nga diplomat të huaj, të cilët e lavdëruan punën e tij, përgjatë periudhës dyvjeçare sa shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes.

Publikime te ngjashme