Connect with us

Lajme

Ish kryeministri i Shqipërisë Majko: Kosova ia doli

Publikuar

me

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas dakordimit të serbëve për t`i larguar barrikadat nga pjesa veriore e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova edhe kësaj radhe ia doli.

Sipas tij, Kosova ka treguar aftësi në përputhje me rrethanat aktuale.

Kosova ja doli, duke treguar se aftësia më e madhe është veprimi në përputhje me rrethanat. Në marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk ekziston asnjë version i cili nuk kërkon kompromis. Në politikë, shumicën e kohës nuk jetojmë atë që kemi në mendje”, ka shkruar Majko.

Reklama