Bota
Ish kampioni i botës Vitaly Klitschko: Nëse na sulmon Rusia, do marr mitralozin dhe do të shkoj në luftë
Tre herë kampioni i botës në boks dhe kryebashkiaku aktual i Kievit, Vitaly Klitschko, ka njoftuar se do të dalë në luftë kundër Rusisë me mitraloz në duar.
Ai gjithashtu raportoi për planet e tij të detajuara për të mbrojtur Kievin. Edhe më herët ai ka përmendur të njëjtën gjë se në rast të një lufte kundër Rusisë ai do të marrë armët vetë dhe do të dalë vullnetar në front.
“Nëse fillon agresioni ushtarak, si ish-ushtar do të marr një mitraloz dhe do të shkoj në luftë”- tha Kitschko.
Ai gjithashtu raportoi se kishte hartuar një plan të detajuar lufte.
Klitschko theksoi se më shumë se 500 objekte me rëndësi strategjike në Kiev mbrohen në mënyrë të sigurt nga plani i tij. Ai ka përpunuar algoritme për mbrojtjen e këtyre objekteve, gjithçka është e përgatitur, si dhe është rekrutuar personeli i nevojshëm për një mbrojtje të suksesshme.
