fbpx

Ish-eprori i lartë i UÇK-së: A po përgatit Serbia ndonjë sulm me dronë kinezë, apo vrasjen e ndonjë politikani të Kosovës?

HomeLajmeKosovë

Ish-eprori i lartë i UÇK-së: A po përgatit Serbia ndonjë sulm me dronë kinezë, apo vrasjen e ndonjë politikani të Kosovës?

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka reaguar pas deklaratave të Serbisë, se dronë të paidentifikuar po sillen në ajër rreth kufirit.

Miftari thotë se kjo është duke u bërë qëllimshëm nga Serbia, duke aluduar se po përgatit ndonjë sulm tinëzar me dronë kinezë.

Ai thotë se, Serbia mund të përgatit edhe vrasjen e ndonjë politikani të Kosovës.

Positimi i plotë:

Nëse Serbia na befason prapë edhe sot në shekullin e 21 ne jemi një popull i pa ditur, dhe nuk meritojmë të kemi as shtetin tonë!

Serbia qëllimisht këto ditë e ka ndezë tregimin kinse për rrezikun nga dronët e paindefikuar në kufi.

A është kah përgatitë Serbia ndonjë sulum tinzar të fshehur, natën me dronë CH-92A të blerë nga Kina, në ndonjë stacion policor të RSU në veri nëse eskalon situata, apo ndoshta po përgatit vrasjen e ndonjë politikani të Kosovës, kundërshtarëve të interesave të Serbisë në Kosovë, si për shembull kryministrin, krytaren, ose ministrin e MPB-së apo të Mbrojtjes..?

Një rast i tillë ka ndodhë në Libi para shumë vitesh, kur një dron i njëjtë Kinez, natën me një raketë vrau dhjetëra kadetë ushtarakë në një shkollë ushtarake dhe kurrë nuk u zbardh se i kujt ishte droni sulmus që vrau dhjetë fëmijë – kadetë!