fbpx

Ish-deputeti i Vetëvendosjes: Ky është “plani spektakolar” i Albin Kurtit për shkarkimin e Donika Gërvallës

HomeLajmeKosovë

Ish-deputeti i Vetëvendosjes: Ky është “plani spektakolar” i Albin Kurtit për shkarkimin e Donika Gërvallës

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të shkarkojë ministren e jashtme Donika Gërvallën, siç thotë ai, në mënyrë spektakolare.

Sipas tij, njëjtë si Agim Veliun e disa të tjerë do ta “heq qafe” edhe Donikën.

Këto komenti Ismaili i bëri në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Dy njerëz i kanë ndihmue Lëvizjes me i marrë 51%: Vjosa edhe Donika. Pa to s’jau kish kakitë dhami kurrë. Vjosën e hoqi prej loje tuj e ba Presidente, e Donikën nuk e shkarkon pa i ba edhe disa gabime, në ndërkohë që vazhdimisht propagon se i ka fitue 51% vetë, pa i përmendë këto dyja, e kurrkon tjetër prej listës Guxo, asnjiherë.

E kur të vjen momenti, ka me e shkarkue Donikën në mënyrë spektakolare, tuj e ba shumë të madhe se qysh e “hoqi qafe”, e tuj tentue me e rujtë përqindjen, thue se e ka fitue vetë.

Njajtë si me Agim Veliun, pa të cilin s’e kish marrë pushtetin herën e parë. Njajtë si me “tradhtarët e Molliqajt”, pa të cilët nuk i dyfishue në vota më 2017. Njajtë si me krejt aktivistat tjerë që i përdori me u ngritë, e masnej ua futi kepën tuj i injorue, prej Florin Krasniqit që ia mori gjysë milioni me mbetë gjallë e masnej s’ia futi ma, deri te aktivistët që me vjet i kanë ngrehë zhag, e sot janë të harruem.

Strategji e kahmotshme kjo. Donika ka me ecë, amo nji herë s’o momenti. Kur të afrohen zgjedhjet edhe do me i hjekë “guximtarët” e listës Guxo, ia ndjeni krismën. E kjo lladika ndërkohë ka me vazhdue me e ba mut me qesi gabimesh (edhe Lëvizja sigurt ia nimon me gabue), që me ia ndreqë penallin Lëvizjes deri te momenti.

Linçimit të Donikës i kontribuojnë edhe aktivistat, se po e përgatisin terrenin. Veç ju jeni qorra e s’i shihni këto lojë propagande.

COMMENTS

x