Connect with us

Kosovë

Ish anëtari i LDK-së Gacaferi i reagon Abdixhikut: “Kryetar i 10% ve, kënaqu edhe 20 vite në opozitë”

Publikuar

me

Ish anëtari i LDK-së, mergimtari Luan Gacaferri, tani anëtar i partisë Guxo, i ka reaguar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit kritikoi qeverinë se nuk po bënë asgjë

Abdixhiku deklaroi se LDK-ja po rritet ndërsa sipas Gacaferit kjo është vetëm dëshirë e tij e jo realitet

Postimi i plotë i Gacaferit në rrjetin social facebook

“Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: “Kjo s’është Kosova që e kemi menduar ndonjëherë”

Na fal i nderuar zt. Kryetar i aristokratëve e përtej aristokratëve, kryetar i akademikëve e përtej akademikëve, kryetar i intelektualeve e përtej intelektualeve, që më ardhjen në pushtet të zt. Kurti, zonjës Gërvalla e zt. Peci, nuk ka mo më shkrry Euro të taksapaguesve për:

Darka
Dreka
“Drenusha”
“Mshtjerra”
Tendera fiktivë
Motela
San Siro
Sallone të masazheve
Subvencione për arat e grurit n’mal
Villat n’Brezovicë
Villat n’Rugovë
Asfalt si peta e lakrorit
Xhipa t’zi …………

Prandaj e mirëkuptoj këtë zhgënjim tuajin ekstrem, për një Kosovë si kjo tani, ku nuk ka mo: Rrogat e vogla e fitimi madhë!

Prandaj e mirëkuptoj këtë zhgënjim tuajin total, për një Kosovë si kjo tani, më zero hajni, zero korrupsion e zero afera në gati dy vjet qeverisje!

Këtë Kosovë si tani, le që nuk e keni pritur kurrë, por as ëndërruar nuk e ke kurrë!

Çka me’t thonë mo tjetër zt. kryetar i 10%-shave, veç t’a qoftë Zoti sabrin e selametin për nja 20 vjetë të ardhshme “

Reklama