fbpx

Ish-ambasadori i Holandës ka një lajm të mirë për vizat

HomeLajmeKosovë

Ish-ambasadori i Holandës ka një lajm të mirë për vizat

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch ka thënë se Holanda e mbështet heqjen e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bosch tha se ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Këtë Bosch e tha në kongresin e sotëm të Kristian Demokratëve Holandez.

“Kongresi i sotëm i Kristian Demokratëve Holandez. Lajm i mirë për Kosovën. Holanda mbështet heqjen e vizave dhe anëtarësimin në CoE! Vetë CDA dëshiron të bashkojë njerëzit dhe të jetë një forcë moderatore në Holandë dhe dëshiron të luftojë egoizmin dhe të shkojë drejt bashkimit”.