fbpx
HomeSportSporti ndërkombëtar

Interi nuk heq dorë nga Messi, Zhang po studion kostot e transferimit

Interi thuhet se nuk do të heq dorë nga kapiteni i Barcelonës, ​​Lionel Messi, pasi Presidenti Steven Zhang po studion kostot dhe po kërkon sponsorizues në Kinë për të ndihmuar në financimin e transferimit.

Messi befasoi të gjithë kur gjatë të martës i dërgoi një faks Barcelonës, ku i kërkoi të largohet nga Camp Nou.

Kjo ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas transferimit të ti, pasi argjentinasi mund të transferohet edhe si lojtar i lirë.

Manchester City, shkaku edhe i trajnerit Pep Guardiola është cilësuar favorit në garën për transferimit e ylli argjentinas.

Megjithatë, sipas Gazetta dello Sport, Interi nuk do të heq dorë lehtë nga gara për transferimin e Messit dhe mund të ketë fjalën e tyre këtë verë.

Nerazzurrët thuhet se do të tundojnë lojtarin pas regjimin të ri të taksave për punëtorët e sapo ardhur në Itali, një rregullore që është mësuar të bëjë klubet në Serie A tejet konkurruese në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Mediumi italian shton se ulja e taksës mund të jetë e përshtatshme për Interin në negociata dhe shtoi se Zhang ka filluar kërkimin e sponsorëve në Kinë për të ndihmuar në financimin e një lëvizje për kapitenin e Barcelonës. /Telegrafi

COMMENTS

x