Inteligjenca britanike: Rusia humbi qindra automjete luftarake

HomeLajmeBota

Inteligjenca britanike: Rusia humbi qindra automjete luftarake

Luftime të rrepta po vijojnë në zona të Donbasit dhe të Khersonit mes forcave ukrainase e ruse, njoftoi Inteligjenca britanike të hënën.

Sipas raportit të përditshëm, të paktën 300 automjete ushtarake ruse u dëmtuan, përfshirë tanke, transportues të blinduar dhe kamionë ndihmës.

Sipas Britanisë së Madhe, Rusia po përballet me dilemën nëse duhet forcuar ofensivën në lindje, apo mbrojtjen në perëndim.

“Pos problemeve të dokumentuara me personelin, Rusia mund të luftojë për nxjerrjen dhe riparimin e mijëra automjeteve luftarake që janë dëmtuar në luftime në Ukrainë”, thuhet tutje.

Të dielën, Rusia u akuzua për barbarizëm në portin e Odesës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ndonëse në Stamboll të Turqisë u arrit marrëveshja për lejim të eksportimit të grurit, Rusia shkeli këtë duke e bombarduar portin kyç, atë të Odesës.

COMMENTS

x