fbpx
HomeLajmeKosovë

Inspektorati i Punës e kthen në detyrë Basri Sejdiu që u shkarkua nga Qeveria Hoti

Inspektorati i Punës e ka kthyer në pozitë ish-drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

Lajmin e bëri të ditur vetë Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se vendimi i Inspektoratit të Punës e konfirmon punën e tij të ndershme dhe profesionale në SHSKUK.

“Sot pranova vendimin nga Inspektorati i Punës për anulimin e vendimit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. Ky vendim konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK, të cilën e mora në menaxhim në vitin 2017, në gjendje të rendë, gati të pashpresë”, ka shkruar Sejdiu.

Basri Sejdiu u shkarkua më 6 korrik për shkak të performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës.

Postimi i tij:

Sot pranova Vendimin nga Inspektorati i Punës për anulimin e Vendimit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Vendimi i Inpektoratit të punës anulon vendimin paraprak për shkarkim dhe potencon të pabaza të gjitha pikat e listuara në vendimin e lartpërmendur të Bordit.

Vendimi potencon se proceset e përshkruara në arysetimin e vendimit të bordit të SHSKUK për shkarkim, nuk janë kompetencë e drejtorit të përgjithshëm. Poashtu listimet e raporteve të auditimeve të brendshme nuk kanë relevancë në raport me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, duke potencuar raportin e auditorit të përgjithshëm ku përshkruhet se SHSKUK ka aplikuar një çasje të përmirësuar në shumë fusha të menaxhimit financiar dhe llogaridhënies si dhe zbatimit të rekomandimeve të dala nga raportet e mëhershme të auditimit.

Ky Vendim konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK, të cilën e mora në menaxhim në vitin 2017, në gjendje të rendë, gati të pashpresë.

Gjatë mandatit tim kamë arritur të rrisë shërbimet në çdo klinikë të QKUK-së si dhe në spitale të përgjithshme duke pasur gjithmonë pacientin në qendër. Vlenë të potencojë menaxhimin e suksesshëm të pacientëve me COVID 19. Të përkujtojë se kemi pasë numrin më të vogël të fatalitetit nga kjo sëmundje në rajon, kemi mbrojtur stafin nga infeksioni dhe kemi krijuar hapësira të reja për menaxhim të kësaj sëmundje.

Po përkujtojë vetëm disa nga rezultatet e kësaj periudhe:
⎯ Shërbimi 24 orë i Kardiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjisë;
⎯ Projekti nacional për trajtimine infarktit të zemrës brenada dy orëve të para;
⎯ Trajtimin e infarktit në tru (strok center), me qasje moderne edhe për rajon;
⎯ Pesfishimi i shërbimeve në ambulanca specialistike;
⎯ Investime me dhjetra milion në pajisje moderne të domosdoshme;
⎯ Transformimi infrastruktutror të shumicës së klinikave në klinika moderne (Biokimia, Radiologjia, Mjekimi Intenziv Qendror, Oftalmologjia, etj.);
⎯ Reduktimi substancial i listave të pritjes në shumicën e klinikave;
⎯ Reduktim apo edhe ndërprerja e tërësishme e referimeve të pacientëve në fusha të caktuara për mjekim jashtë vendit;
⎯ Rregullimi i infrastruktures rrugore, digjitalizimi i ambulancave specialistike…e shumë punë tjera që kanë qenë dhe janë në shërbim të qytetarit dhe punëtorit shëndetësorë.

Menaxhimi asnjëherë nuk e konsiderova privilegj, por përgjegjësi të madhe shoqërore, prandaj pres që ky Vendim të respektohet, përkatësisht të zbatohet nga organet kompetente.
Unë do të vazhdojë maksimalisht angazhimin dhe do të japë kontributin tim në të mirë të ngitjes së sistemit shëndetësorë, në të mirën e qytetarit dhe punëtorit shëndetësorë.

COMMENTS

x