Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me COVID-19. Kam disa shenja të lehta, por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim”, ka shkruar Tahiri.

Ai shtoi se do t’i vazhdojë punët e komunës nga shtëpia, ndërsa nënkryetari i Vushtrrisë, Besim Muzaqi do jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunën e Vushtrrisë.