fbpx

Infantino thuri lavde për Shqipërinë në deklaratën bombastike të tij nga Katari, Edi Rama ndihet krenar!

HomeLajmeShqiperi

Infantino thuri lavde për Shqipërinë në deklaratën bombastike të tij nga Katari, Edi Rama ndihet krenar!

Gianni Infantino ka mbajtur një konferencë të gjatë për shtyp një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Presidenti i FIFA-s ka qenë shumë i ashpër ndaj të gjithëve që kritikuan Katarin, derisa sulmoi jashtëzakonisht shumë Evropën.

Por në një moment i pari i futbollit botëror ka lavdëruar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama.

Edi Rama dhe Gianni Infantino, gjatë vizitës që i pari i FIFA-s i bëri javë më parë Shqipërisë

“Të gjitha vendet evropiane dhe shtetet amerikane, shtetet e Amerikës së Veriut mbyllen dyert duke thënë ah më falni nuk mundemi nuk mundemi. I vetmi vend që tha mirë sillni këtu se ne e dimë çfarë do të thotë të ikësh nga vendi ishte Shqipëria”.

“Miku im Edi Rama tha: Janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme. Kështu që Shqipëria hapi dyert nga të gjitha vendet e botës refugjatëve afganë që luanin futboll në Afganistan”, ishte deklarata e të parit të FIFA-s në intervistën e tij që bëri bujë të madhe.

Videon nga intervista e Infantinos tani e ka shpërndarë i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë moment krenarie për Shqipërinë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama. /Telegrafi/