Osmani: Ligji për Pagën Minimale do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Organizatën e Veteranëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, të cilët i adresuan shqetësimet e tyre në raport me përmbajtjen e Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë […]

Serbia dyshon se Turqia po i fal armë dhe dronë Kosovës, i çojnë notë proteste ambasadorit

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, thotë se Turqia po punon intensivisht në armatimit, trajnimi dhe pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe. Sipas tij, shërbimi sekret serb ka informata se Turqia i ka dhuruar Kosovës dronë, sisteme anti-tankë, mortaja dhe lloje të tjera të armëve, çka, siç citohet […]

Kurti: Reduktuam praninë e policisë në ndërtesat komunale në veri, tash po i hapim rrugë zgjedhjeve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga java e kaluar ka nisur reduktimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në tri godinat e komunave veriore. Ai tha se tash, qeveria po fillon të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme “Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me Bashkimin Evropian dhe […]

Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë thotë se UÇK-ja ka pasur mosmarrëveshje të brendshme

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK). ‘‘Ishte e qartë të theksohej nga të gjithë se kishte mosmarrëveshje mes UÇK-së’’, tha dëshmitari […]

Molliqaj: Xhelal Sveçlën e kanë tallur krejt në LVV, 2-3 herë jam hidhëru me Albinin për të

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për periudhën sa ishte vetë në Vetëvendosje, ku tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është trajtuar gjithmonë “si palaço”, dhe se “krejt e kanë tallë” në Lëvizjen Vetëvendosje. “Xhelali ka qenë figura që krejt e kanë tallë. Ka qenë objekti tallës në mbledhje e të […]

Mospajtimet për Ligjin për pagën minimale, Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i takojë gjatë ditës përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidencës. “Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, tha Kupina. Takimin me presidenten Vjosa Osmani e kanë […]