Donatorët e bëjnë horë Haradinajn: Ne po i japim para Kosovës, ju po i harxhoni palidhje

Mbledhja me donatorët më të fuqishëm të botës te cilët mblidhen njëherë në vit për të shikuar projektet kosovare dhe ndihmuar me para thuajse ka dështuara, ata kanë kritikuar Qeverinë Haradinaj se parat që po investohen nga ata në Kosovë po ndahen në skema populliste.

Haradinaj nisi mbledhjen me donatorë duke treguar se do t’i ndaj disa fonde për rindërtimin e katedrales Notre Dame, por kjo duket se ju ka kthyet në boomerang nga ambasadorët e shteteve të huaja, pasi kanë kritikuar mjaft ashpër ndarjen e fondeve nga Qeveria.

Apostolova edhe një here përdori rastin te kritikon qeverinë për emërimin e zyrtareve, përfshi emërimin e Naser Shalës si dhe për mungesën e kryeministrit Haradinaj në debatin e hapur.

Ndërsa Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet përsëri hapi temën e veteraneve te rrejshëm.

Ai tha se po befasohet me mungesën e veprimit nga qeveria:

“Ne si Zvicër e dijmë dhe falenderojmë veteranet për sakrifice në baze te cilëve Kosova është e lirë, por pse edhe ata qe nuk janë veteranë te marrim para?”, ka thënë Lebet.

Ambasadorët janë shprehur shumë kritikë dhe të shqetësuar me fondet e tyre që po japin për Kosovën, pasi ato po ndahen në mënyrë jo të mirë dhe ndaj personave që nuk i meritojnë ato.

Shumica e ambasadoreve prezentë po ashtu ftuan Ministrinë e Financave të reziston ndaj ligjeve qe ata i quajtën “populiste” dhe skemave te reja sociale./gazetmetro.net

Loading...