U përmend si rekrutues i Glauk Konjufcës në SHIK- Flet Fadil Lepaja

Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë periudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka. Ai ka thënë se Kojufca është rekrutuar nha Fadil Lepaja.

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjufca ishte rekrutuar nga Fadil Lepaja dhe ka punuar në pozitën e përpunimt të të dhënave.

Për T7, Fadil Lepaja tha se këto akuza janë politike në mes të Konjufcës dhe Molliqajt, dhe se ai nuk ka qenë kurrë pjesë e SHIK’ut.

“Deklaroj me përgjegjësi penale dhe morale se unë nuk kam qenë kurrë pjesë e SHIK’ut”, tha Lepaja.

Ai i quajti debate politike akuzat mes Konjufcës dhe Molliqajt dhe veprim aspak të moralshëm lakimin e emrit të tij në një debat.

Fadil Lepaja ka mohuar çdo përfshirje të tij me SHIK dhe çdo bashkëpunim me Konjucën të cilin thotë se e ka.

Loading...