KFOR-i drejt veriut, paralajmëron stërvitje të reja. Mediat serbe: Nisi! (VIDEO)

Ditëve në vijim nga KFOR do të bëhen të tjera trajnime dhe stërvitje të planifikuara në mbarë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur vet KFOR përmes një videoje të ndarë në facebook, ndërsa thotë se ushtrimet do të bëhen veçanërisht në perëndim dhe në Veri të Kosovës.

“Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit. Ne stërvitemi që të jemi gjithmonë të gatshëm. Nëse na shihni ju duhet të ndiheni të sigurtë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Ditë më parë pati reagime nga ana e Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar në lidhje me shfaqjen e ushtarëve shqiptarë në veriun e vendit, por ajo më pas u mësua se ishte pjesë e një stërvitjeje.

Ky paralajmërim i ka shtyrë mediat serbe që të nxisin propagandë të re.

“Filloi! KFOR-i niset drejt veriut të Kosovës”, shkuajnë mediat serbe./Ballkani.info

In the following days KFOR will conduct scheduled training and exercises throughout Kosovo, particularly in the West and in the North. We are here to provide a safe and secure environment to all people. We exercise to be always ready . If you see us around feel safer!

Posted by Kosovo Force – KFOR on Thursday, April 11, 2019

Loading...