E paparë deri më tash: Papa Françesku puth këmbët e udhëheqësve të Sudanit Jugor

Papa Françesku ka bërë një gjest i cili thuhet se është i paregjistruar më parë, kur u gjunjëzua dhe puthi këmbët e drejtuesve të Sudanit Jugor që kishin luftuar më parë mes tyre dhe u kërkoi atyre që të mos kthehen më në luftë civile.

Sipas mediave të huaja Papa u ka bërë thirrje presidentit Salva Kiir, ish-zëvendësit të tij dhe udhëheqës i rebelëve Riek Machar dhe tre nënkryetarëve të respektojnë armëpushimin që ishte nënshkruar dhe të angazhohen për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar muajin e ardhshëm.

Siç shkruan VaticanNews, duke folur në italisht nëpërmjet një përkthyesi, Papa u tha udhëheqësve: “Ju lutem si vëlla që të qëndroni në rrugën e paqes. Unë ju bëj thirrje me gjithë zemrën time, të shkoni përpara të bashkuar”.

Dhe siç thuhet tutje, udhëheqësit u tronditën nga gjesti i Papës 82-vjeçar, i cili me ndihmën e ndihmësve u gjunjëzua dhe i puthi këpucët e dy udhëheqësve në konflikt dhe disa njerëzve të tjerë në dhomë.

Fjalët e Papa thuhet të kenë ardhur në kontekstin e gjendjes së tensionuar në Sudanin fqinj që ndodhi të enjten dhe mund të dëmtonin një marrëveshje paqësore që përfundoi një luftë civile pesëvjeçare në Sudanin e Jugut.

Vatikani ka mbledhur udhëheqësit e Sudanit Jugor në lutjet dhe predikimet njëditore në rezidencën e Papës në një përpjekje për të reduktuar ndarjen e palëve kundërshtare, një muaj para formimit të qeverisë së unitetit kombëtar në shtetin e dëmtuar nga lufta.

Loading...