Beogradi zyrtar nis fushatën e fyerjeve si në kohën e Millosheviqit: Termi “shiptari” në njoftimin zyrtar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriqi, sot në kumtesën zyrtare për media, shqiptarët e Kosovës i ka quajtur me termin fyes shiptari (‘šiptari’), njofton gazeta e Beogradit “Danas” .

Ai, duke folur rreth paralajmërimeve se do të sanksionohen të gjithë ata që mohojnë krimet luftës në Kosovë, Gjuriq ka thënë se “kjo është cinike e kriminelëve dhe terroristëve shqiptarë (“šiptarskih”, ka thënë ai) të cilët gjenden në institucionet e përkohshme të Prishtinës”.

E gazeta “danas” ka përkujtuar se në këto institucione është edhe Lista Serbe të cilën e përkrah Qeveria e Serbisë.

Loading...