Nje “klase” me femijë nga Kosova i bejnë befasi Rashices! (Video)

Dhjetra nxënës me origjinë nga Kosova që mësojnë në një shkollë shqiptare në Gjermani, e kanë befasuar Milot Rashicën – yllin kosovar të futbollit që luan me skuadrën gjermane Werder Bremen.

Në videon e titulluar “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”, klubi i Werder ka realizuar një përmbledhje të paraqitjeve më të mira të Rashicës, derisa për të flasin bashkëlojtarët e tij, trajneri e fansat e Werder Bremenit.

Gjithashtu, pjesë e befasisë janë disa nxënës me origjinë nga Kosova. Ata tregojnë se sa shumë inspirohen nga arritjet e Rashicës, i cili tashmë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Talenti i Kombëtares së Kosovës po shkëlqen në vitin 2019.

22-vjecari ka shënuar 9 gola në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 10 në total në edicionin 2018/19 deri më tani. Ai ka dhuruar edhe 2 asiste./Insajderi.com

Loading...