Partia e Erdoganit thyen të gjitha rekordet, fiton për herë të 15-të

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar me një rezultat të bindshëm zgjedhjet lokale që u zhvilluan sot në Turqi duke marrë 16 Bashki metropolitane, 24 qytete dhe 533 komuna gjë qe do te thotë se Erdogan siguroi shumicën o absolute në zgjedhjet lokale, njofton Gazeta e Re.

Në anën tjetër partia opozitare CHP arriti ta grumbulloj 30,25 për qind të votave dhe fitoi 10 bashki metropolitane dhe 189 komuna.

Ndërsa sipas koalicioneve, Koalicioni Popullor e udhëhequr nga presidenti Erdogan fitoi 51,74% të votave ndërsa Koalicioni kombëtar e përberë nga partitë opozitare arriti 37,64% të votave.

Në votime morën pjesë rreth 83,99 të votuesve.

Në anën tjetër një total prej 12 partish politike morën pjesë në zgjedhjet në të cilat qytetarët zgjodhën autoritetet lokale sot për një mandat pesëvjeçar.

Gjithsej 73 kandidatë të pavarur për kryetar bashkie morën pjesë në zgjedhje dhe 57 milionë qytetarë kishin të drejtë vote.

Ndryshe kjo është hera e 15-të ku partia e Erdoganit korri fitore gjë që do të thotë rekord i ri në historinë e Republikës se Turqisë.

7 të përgjithshme, 4 lokale, 3 referendum dhe një Presidenciale me sistem të ri të qeverisjes./gazetaere

Loading...