Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet lokale në Turqi

Miliona njerëz në Turqi kanë votuar këtë të diel në zgjedhjet lokale, të cilat po shihen gjerësisht si referendum mbi presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Raportimet e para thonë se partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), ka një epërsi të ngushtë në kryeqytetin turk, Ankara.

Ndërkaq, në Stamboll, ende nuk është e mundur të përcaktohet se kush po prin, sipas korrespondentit të BBC në Turqi, Mark Lowen.

Megjithatë, disa raportime po e vendosin partinë qeverisëse, AK Parti, në pozitën e parë.

Më shumë se 57 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar për kryetarë e këshilltarë komunalë.

Votimi është zhvilluar në mes të një krize ekonomike në Turqi. Vendi ndodhet në recension, inflacioni qëndron në shifrën prej 20 për qind, ndërsa valuta kombëtare, lira, ka humbur një të tretën e vlerës.

Loading...