Shpërthim i fuqishëm në Stokholm, raportohet për pesë të lënduar (Foto/Video)

Të paktën pesë persona janë lënduar në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur në Stokholm, ka njoftuar sot policia suedeze. Siç raportohet të paktën dy persona janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mediave lokale, shpërthimi ka ndodhur në një zonë industriale, ku janë shkaktuar edhe dëme të mëdha në disa ndërtesa.

Zëdhënësi i policisë suedeze, Fredrik Anderson, ka deklaruar se e gjithë zonë ku ka ndodhur shpërthimi është bllokuar për shkaqe sigurie dhe janë duke u zhvilluar hetimet.

“Disa persona janë në gjendje shoku, kurse disa tjerë kanë plagë nga copëzat e xhamave të thyer nga shpërthimi”, ka shtuar zëdhënësi i policisë Anderson./Telegrafi

Loading...