Rifillojnë sulmet ajrore izraelite mbi Gaza. OKB paralajmëron pasoja katastrofike

Pozicionet e Hamasit rreth Khan Younis u bombarduan sonte në mbrëmje, sirenat u dëgjuan në zonën industriale të Ashkelonit, shkëmbimi i freskët vjen një ditë pas shpërthimit të madh pasi të dyja palët kërcënojnë për të përshkallëzuar sulme.

Forca ajrore izraelite filluan sulmet e reja në Rripin e Gazës të martën në mbrëmje, në përgjigje të një sulmi me raketa, në mes të shqetësimeve në rritje të luftës në enklavën bregdetare.

Menjëherë pas fillimit të sulmeve të bombardimeve izraelite, sirenat ajrore u dëgjuan në zonën industriale të qytetit të Ashkelonit, ndërsa banorët e zonës raportuan se kishin parë një raketë të lëshuar nga Hamasi e cila u kap nga sistemi i mbrojtjes raketore izrealite.

Mediat palestineze raportuan se avionët izraelit bombarduan një sërë objektivash të lidhura me grupin terrorist të Hamasit rreth qytetit jugor të Gazës Khan Younis.

Koordinatori Special i Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme i Kombeve të Bashkuara (OKB), Nickolay Mladenov, shprehu shqetësime se tensionet në Gaza mund të çojnë në pasoja katastrofike.

Duke folur në Keshillin e Sigurimit të OKB-së, Mladenov tha se përplasja e re në Gaza nuk do të jetë në interes të asnjërës palë dhe paralajmëroi Palestinën dhe Izraelin se konflikti do të krijojë “pasoja shkatërruese” në rajon.

“Mund të përballemi me një tension të rrezikshëm që mund të rezultojë edhe një herë me një katastrofë në Gaza. Ngjarjet në dy ditët e fundit treguan se sa jemi afër pragut të luftës”, tha Mladenov, duke bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Mladenov theksoi nevojën për ndalimin e raketave të shkrepura nga Gaza në drejtim të Izraelit, ndërsa po ashtu u bëri thirrje forcave izraelite të përmbahen.

Loading...