Kosova e dominon Bullgarinë, por ishim pa fat dhe nisëm kualifikimet me barazim

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në takimin e parë të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020 të Grupit A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Kosovës, si në posedimin e topit ashtu edhe në raste, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.

Rasti i parë në ndeshje i takoi Kosovës që rrezikoi me anë të Milot Rashicës (9′), por vushtrriasi edhe pse kaloi portierin kundërshtar, topi iu largua nga një mbrojtës nga vija e portës.

Rashica pati rast të mirë shënimi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në pjesën e parë, Dardanët rrezikuan edhe ma anë të Bersant Celinës dhe Mërgim Vojvodës, por goditjet e tyre u ndalën nga portieri bullgar.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Vasil Bozhikovic, i cili shënoi me kokë për 0-1.

Festa e bullgarëve pas golit të shënuar (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Kosova që dominoi ndeshjen dhe rrezikoi shumë deri në gjetjen e golit.

U desh të presim minutën e 62-të për të parë golin e barazimit 1-1, i cili erdhi pas një veprimi të mirë individual të Arbër Zenelit që shënoi një supergol nga distanca.

Zeneli duke festuar golin e barazimit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pas golit të barazimit, Kosova vazhdoi sulmet e pareshtura në kërkim të golit të fitores, duke tentuar me anë të Zenelit nga goditja e dënimit, Rashicës dhe Edon Zhegrovës, por fati nuk ishte me ne dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Me këtë barazim, ekipi jonë përfaqësues e sheh veten në pozitën e tretë me një pikë, ndërsa Bullgaria renditet e dyta me dy pikë.

Në ndeshjen e radhës, Dardanët udhëtojnë te fqinjët e Malit të Zi, ndërsa Bullgari udhëton te Çekia. /Telegrafi

Loading...