Lazanski “zbulon” mënyrën e kthimit të forcave serbe në Kosovë: Plani përmes metodës ruse të hyrjes në Krime

Lazanski “zbulon” mënyrën e kthimit të forcave serbe në Kosovë : plani përmes metodës ruse të hyrjes në Krime

Secili kalim dhe hyrje në Kosovë, për të mbrojtur serbët e mbetur nuk do të thotë konflikt me NATO-në, mendon analisti dhe komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski, shkruan “Pravda”.

“Nëse unë dhe Mariç kalojmë me farmerka dhe patina dhe këmishë, a është ky konflikt me paktin NATO? Nuk është! Hajde të mësojmë pak nga shembujt dhe vendet tjera botërore. Ja të themi rusët në vitin 2014 në krime nuk kanë bartur fare shenja ushtarake. A ka mundur dikush të i akuzoj? Askush! Natyrisht, pozita ruse është shumë më ndryshe” – sqaroi analisti dhe komentuesi ushtarak në emisionin “Mirëmëngjesi Serbi ” në Happy TV.

Lazanski ka theksuar se mbrojtja civile mund të ri-aktivizohet në krahinën jugore serbe dhe për këtë shqiptarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë shkak bëjnë zhurmë.

Duke folur për platformën e Prishtinës për bisedime, Lazanski mendon se ajo është ultimatum për Serbinë.

“Nëse atë platformë e kuptojmë si një lloj skede të ngritur, a lejon ajo mundësi për ndonjë tregti do të shohim… Beogradi qartë ka thënë se nuk ka dialog pa heqjen e taksës, ndërsa platforma edhe më shumë ka “goditur” atë – sqaroi ai.

Lazanski nënvizon se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka dënuar platformën e këtillë, as nuk e ka gjykuar.

“Edhe taksa edhe platforma, të gjitha janë miratuar që mos të bisedohet. Është vështirë që iu hiqen shqiptarëve taksat, kjo ndikon në politikën e tyre të brendshme. Ata janë betonuar në qëndrimin e tyre, ndërsa amerikanët po shohim se nuk janë shumë të interesuar” shprehet ai.

Analisti britanik shprehet se Vuçiq është një ndër tradhtarët më këqij serb, me kriminelët nga Kosova kërkon mënyrë për tërheqje të Serbisë.

Loading...