E dhimbshme: 3 vjeçari i vrarë gjatë sulmit në Zelandën e Re vrapoi në drejtim të terroristit duke menduar se ishte lojë, si ajo me vëllëzërit

3 vjeçari i vrarë në sulmin terrorist në Zelandën e re, vrapoi në drejtim të sulmuesit duke menduar se ishte një llojë skene që e luanin me vëllëzërit e tij. Por, nuk ishte një lojë siç u mendua nga fëmiju, raporton ‘Washington Post’.

Mucad Ibrahim mbante çorapë të bardha,  një lloj mbajtësi që iu vishet fëmijëve për të mos rrëshqitur, kur ai u largua nga xhamia e Al Noorit, pas sulmit të tmerrshëm.

Këpucët e tij ishin ende në hyrje, ku i kishte lënë kur mbërriti për lutjet e së premtes me babanë dhe vëllain e tij më të madh. Sytë e tij të mëdhenj ngjyrë kafe, zakonisht të ndezurë me të qeshura, u mbyllën pasi ai u dërgua me një ambulancë.

Kjo ishte hera e fundit që familja e pa atë.

Ata shpresojnë që më në fund të lajnë dhe mbështjellin trupin e tij të vogël dhe ta varrosin të hënën, shumë më vonë se që do tradita islame, ashtu siç kërkon që trupi të varroset sa më shpejt që është e mundur.

Mucad,, ishte 3 vjeç. Ai lindi në Zelandën e Re një familje somaleze, e cila kishte ikur pas luftrave në vendin e tyrë më shumë se 20 vjet më parë.

Mucad ishte “energjik, i gjallë dhe i pëlqente të  qeshte shumë”, shkroi vëllai i tij adoleshent Abdi në Facebook.

“Do të më mungosh vëlla i dashur.”

Ai ishte më i riu nga 50 viktimat e vrarë në sulmet ndaj dy xhamive që kanë tronditur Zelandën e Re dhe veçanërisht këtë qytet, i cili nuk është i huaj në tragjedi pasi u bë i njohur nga  një tërmet shkatërrues në 2011 që vrau 185 njerëz.

Babai i Mucadit kishte marrë me vete atë për të qenë i pranishëm në lutjet e ditës së premte, si zakonisht. Pas lutjeve ai vazhdonte të luante futboll me vëllain e tij të madh në një park të afërm.

Por kur vrasësi kishte hyrë në xhami dhe kishte filluar të gjuante me armë mbi të gjithë turmën, Mucadi i vogël mendonte që ishte një skenë nga videolojërat, të njëjta që i luante së bashku me vëllain e tij. Ai vrapoi drejt gjuajtësit, ndërsa në atë kaos, babai dhe vëllai vrapuan në drejtim të kundërt.

E gjithë kjo shkaktoi dhimbje te familjarët, e sidomos tek i vëllai i cili disa herë radhazi shkroi në facebook./gazetametro.net

Loading...