Sulmuesi turk ishte i njohur për policinë holandeze, të afërmit japin një verzion “interesant”!

Gokmen Tanis, i dyshuar për vrasje të trefishtë dhe plagosjen e shumë personave në Utreht të Holandës, nga më herët ka qenë i njohur për autoritetet.

Kështu ka bërë të ditur ministri holandez i Drejtësisë.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar sot në televizionin shtetëror se agjencia informative turke po heton se sulmi i sotëm në Holandë a është inicuar me motiv personal të sulmuesit apo në pyetjr është akt terrorist, transmeton Ballkani.info.

Sulmuesi ka lindur në Turqi, kurse më herët agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolija”, ka raportuar se të afërmit e tij kanë thënë se ai ka shtënë në tramvaj me qëllim që ta vrasë një person të caktuar “për arsye familjare”, dhe më pas ka shtënë edhe në njerëzit tjerë të cilët kanë tentuar që ta ndihmojnë viktimën e sulmit. /Ballkani.info

Loading...