Aktori serb provokon keq serbët në 20 vjetorin e bombardimit të Serbisë nga NATO

Aktori serb Sergei Trifunoviç, një nga kundërshtaret e mëdhenj të Vuçiqit, ishte në protestën e djeshme në Beograd ku shpalosi një baner me flamurin amerikan.

Ky baner ka irrituar mediat e Vuçiqit të mbështetua nga Rusia.

Në baner ishte shkruar sllogani i protestës antiqeveritare ‘1 në 5 milion’, ndërsa mbi të qëndronte flamuri amerikan, ky baner ka zëmruar serbët pro rus duke e cilësuar si një provokim në përvjetorin e 20 të bombardimit të Jugosllavisë, nga NATO në vitin 1999.

Nuk është hera e parë që aktori pro-përendimor Sergei Trifunoviç, godet Serbinë.

Ai vitin e kaluar kishte thënë se Serbia duhet të bombardohet s’paku njëherë në javë.

Loading...