Vuçiq i drejtohet sot qytetarëve të Serbisë pas protestave të dhunshme

Zyra e presidentit, Aleksander Vuçiq ka lajmëruar që ai do të flas sot për protestën e 16 marsit.

Protestuesit dje hynë me forcë në Radio Televizionin e Serbisë por pastaj u nxorën nga policia.Në mesin e protestuesve ishin udhëheqësit e opozitës.

Pasi protestuesit u nxorën nga ndërtesa e RTS, njerëzit u mblodhën jashtë për të kundërshtuar veprimet e policisë.

“Në muajt e fundit ne po kërkojmë vetëm një gjë – që organizatorët e protestës të lejohen të flasin në televizionin shtetëror, tha Bosko Obraviq, lider i partisë Dveri.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Kërkesat e protestuesve janë që shkarkohet Vuçiq dhe të ketë më shumë liri në media.

Loading...