Portieri i Zelandës së Re, në mesin e 50 të vrarëve në sulmin terrorist

Atta Elayyan, portieri i Zelandës së Re në futsall, është një nga viktimat që humbi jetën të premten pas sulmit terrorist që ndodhi në Christchurch. Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Zelandës së Re.

Elayyan ishte 33 vjeçar i lindur në Kuvajt. “Gjithmonë do të mbetet në zemrat tona.

Atta ishte njeri i madh, të cilin e donin të gjithë. Nuk ka fjalë që ta përshkruaj mërzinë që kemi pas kësaj humbjeje” ka thënë menaxheri i kombëtares, Josh Margetts.

Australiani Brenton Tarrant, të premten e kaluar la të vdekur 50 persona në dy xhami, dhe 50 të tjerë kanë mbetur të lënduar. /Indeksonline

Loading...