Eksperti amerikan alarmon për tensionin politik Kosovë-Serbi: SHBA dhe BE të veprojnë para se të jetë vonë

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur sërish për tensionet politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se tensionet mes të dyja vendeve, po krijojnë mjedis perfekt, duke ua mundësuar Rusisë dhe Turqisë, të shtrijnë ndikimin e tyre.

“Tensioni politik mes Kosovës dhe Serbisë po krijon një mjedis perfekt ku Rusia dhe Turqia mund të joshin të dy vendet në sferat e tyre të ndikimit”, ka thënë profesori.

Ben-Meir, për këtë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të veprojnë para se të jetë vonë.

“BE dhe SHBA, duhet të veprojnë para se të jetë tepër vonë”, ka theksuar ai.

Eksperti amerikan, ka përmendur edhe izolimin e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, qytetarët e sidomos të rinjtë, nuk duhet të izolohen, por të ekspozohen ndaj kulturës evropiane.

“Kosova, si shteti më i ri në Evropë, nuk duhet të jetë i izoluar. Kosovarët, sidomos të rinjtë, duhet të mendojnë se ekzistojnë mundësi që ata të përjetojnë dhe të ekspozohen ndaj kulturës evropiane”, ka thënë Alon Ben-Meir.

Loading...