Vrasësi në Zelandë të Re i frymëzuar me këngë serbe, ja ç’thotë Vuçiq

Masakkra në dy xhami në Zelanën e re e ka bërë njeriu i cili nuk ka kurrëfarë lidhjeje me Serbinë, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Në pyetjen e gazetarëve që të komentojë shkrimet e disa medieve në rajon se Serbët janë frymëzues të këtij krimi, Vucic ka thënë:

“Vrasjjen e ka bërë njeriu i cili nuk ka kurrëfarë lidhjeje as me Serbinë, as me këtë regjion. Ata nuk thonë se e ka bërë një australian, por thonë se ai është i motivuar nga krimet serbe”, ka thënë Vucic, sipas të cilit Car Lazari e Milos Obilici e kanë mbrotur Evropën e krishterë dhe kurrëfarë krimesh nuk kanë bërë.

“Tash për shkak të shijes muzikore të dikujt duhet të jetë Serbia e akuzuar siç kanë bërë mediet në rajon, madje edhe një pjesë e medieve tona. Kjo tregon se çfarë qasjeje kanë ata ndaj nesh”, ka thënë Vucic.

Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta qeverisë e popullit të Zelandës së Re dhe myslimanëve jo vetëm në Zelandë të re, por edhe msylimanëve në tërë botën, duke e quajtur aktin e tij “krim i tmerrshëm i të marrit, psikopatit, aq i tmerrshëm sa nuk di çfatë të thuhet”.

Loading...