Sërish dhunë në Paris, protestuesit djegin e shkatërrojnë dyqanet në ”Champs-Elysées”

Një tjetër shfaqje e dhunshme e jelek-verdhëve në Paris.

Jelekët e verdhë vazhdojnë ta përcjellin me protesta zemërimin ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.

Në rrugën e njohur Parisit “Champs-Elysées”, të shtunën dyqanet e njohura “Longchamp”, “Foot Looker” dhe “Léon de Bruxelles” u grabiten dhe poashtu u bënë shkrumb, shkruajnë mediat franceze.

Protestuesit e grumbulluar në afërsi të pallatit presidencial, lëshuan bomba tymuese drejt policisë e nisën të sulmojnë makinat e saj.

Policia ka arrestuar së paku 44 persona.

Ndërkaq, javën e kaluar 28 mijë persona demonstruan në mbarë Francën, një shifër kjo 10 herë më e vogël sesa pjesëmarrja në tubimin masiv të 17 nëntorit.

Kjo është java e 18-të me radhë që qytetarët franceze e tregojnë në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre thellë me presidentin, Emmanuel Macron./Telegrafi/

Loading...