LDK fillon zgjedhjet e brendshme

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të shtunën ka takuar kryetarët e të gjitha degëve të partisë në lidhje me procesin zgjedhor brenda kësaj partie.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa, ka treguar gatishmërinë e LDK-së për zgjedhje brenda partiake.

“Sot takova kryetarët e degëve të LDK-së, lidhur me bashkërenditjen e procesit zgjedhor. Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi

Loading...