Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiç (Video)

Zelanda e Re është tronditur sot nga sulmet vdekjeprurëse që kanë ndodhur në dy xhamitë e qytetit Christchurch, ku mbetën të vrarë afro 50 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur.

Autori i sulmit në njërën në xhaminë Al Noor, ka filmuar veten duke kryer masakrën mbi besimtarët dhe është identifikuar si Brend Tarrant.

Ai madje dukej shumë i qetë rrugës për në xhami, pasi brenda veturës mund të dëgjohen këngë në gjuhën serbe kushtuar Radovan Karaxhiçi,t i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Tarrant nuk i mjaftoi që vrau civilët në xhami, pasi filmoi veten duke i qëlluar për herë të dytë me pushkë automatike edhe pse ata tashmë ishin të vdekur. E kur mbeti pa plumba u rikthye tek vetura për të marrë karikatorë tjerë./Telegrafi

Loading...