“Turku është si qeni”, Martin Schulz përjashton deputetin racist grek nga mbledhja e PE (Video)

Në mbledhjen e pardjeshme të Parlamentit Europian kryesuesi i saj gjerman Martin Schulz përjashtoi deputetin racist Eleftherios Synadinos nga mbledhje e Unionit.

Deputeti grek i partisë naziste “Agimi i Artë”, i shau turqit si racë barbare, duke thënë: “Siç kanë shkruar shkencëtarët osmanë: Turqit janë barbarë në frymë, të mallkuar nga Zoti, mashtrues dhe të ndyrë. Turku është si qeni, i cili luan të egrin, mirëpo kur i duhet të luftojë me armikun ikë. E vetmja mënyrë për ta trajtuar turkun mbetet vendosmëria dhe grushti”.

Këtë deklaratë të nazistit Eleftherios Synadinos nuk e duruan kampet tjera të partive në europiane.

Gjë që çoi deri në vendimin e atypëratyshëm të kryesuesit, Martin Schulz duke përjashtuar ekstremistin grek me arsyetimin: “Vazhdimisht ka tendenca që këtu racizmi të bëhet i lejueshëm dhe salonik. Jo me mua. Jo këtu”, kështu vota kategorike.

Po aq ashpër dhe me komente reaguan edhe mediat e sferës perëndimore, të cilët riaktualizuan dilemën e kamotshme karshi PE se pse lejon, legalizon pjesëmarrjen edhe të partive naziste brenda tij kur dihet se ato as që mund të prodhojnë retorikë tjetër.

“Kësaj çështjeje duhet t’i qaset PE sa më seriozisht”, reaguan mediat gjermane.

Ndërsa Ansa shkruan se deputeti grek u largua nga salla vetëm kur e larguan pasi nuk plotësoi për të katërtën herë kërkesën që të largohej nga aula e Parlamentit Europian.

Largimi i Eleftherios Synadinos nga salla u shoqërua me duartrokitje./VOAL.ch

Loading...