Serbia nuk ndal provokimet/ Organizon paradë ushtarake afër kufirit me Kosovën në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq ka bërë të ditur se janë të pëgatitur plotësisht për t’ju përgjigjur çdo sfide të mundshme të sigurisë dhe krize në rajon.

Mojsiloviq ndonëse përjashtoi mundësitë e ndërhyrjeve ushtarake në veri, ka pohuar se janë duke përgatitur një paradë të madhe ushtarake dhe policore në Nish, qytetin më të madh serb që gjendet afër Kosovës.

Ai për RTS ka thënë se kjo paradë është planifikuar saktësisht më 24 mars me rastin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Serbi që aso kohe njihej ende si Jugosllavi.

“Sigurisht që ne nuk do të jemi në gjendje t’ju tregojmë gjithë atë që posedojmë, por ne do të demonstrojmë aftësinë dhe gatishmërinë ushtarake e policore, për të treguar se ushtria është e përgatitur dhe e motivuar për të përmbushur të gjitha detyrat”, ka thënë Mojsiloviq.

Loading...