Rrihen publikisht 6 çifte për marrëdhënie jashtë martesore

Gjashtë çifte u rrahën publikisht në provincën konservatore Aceh në Indonezi, pasi akuzohen për marrëdhënie jashtë martesore.

Dymbëdhjetë personat u arrestuan në fund të vitit të kaluar gjatë një bastisjeje në një hotel në kryeqytetin e provincës.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar aktin si mizor dhe presidenti i vendit Joko Ëidodo ka bërë thirrje t’i jepet fund kësaj praktike. Por kjo gjë gëzon një mbështetje të gjerë në mesin e shumicës myslimane të Aceh-ut.

Loading...