Aksident tragjik, ndërron jetë aktori i njohur i serialit “Jetë e hidhur”

Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, aktori i njohur turk, Ferdi Merter. Aktori turk i cili njihej për rolet e tij të shumta në serialet turke, ku në Kosovë u bë i njohur me rolin e tij të “Sefa Kervancıoğlu”, në serialin “Jetë e hidhur” ka vdekur si pasojë e një aksidenti që e ka pasur në shtëpinë e tij në muajin shkurt të këtij viti. Siç duket, shëndeti i aktorit nga ajo kohë nuk patë asnjë përmismim.

Madje, në muajin gusht është kërkuar edhe gjak për të, por, gjendja e tij javën e fundit ishte përkeqësuar shumë.

Loading...