Takohen Vuçiq, Brnabiq, Daçiq e Irnej arsyeja Platforma e Kosovës për dialogun

Në Patrikanën e Beogradit ka filluar takimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq e ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiqin me kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodit të KOS-it.

Takimi po mbahet pasi Kosova ka miratuar Platformën për Dialog me Serbinë, përcjell B92.

Vuçiq një ditë pas miratimit të Platformës kishte thënë se Serbia nuk pranon ultimatume nga Kosova.

Presidenti serb tha gjithashtu se dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë, por në bazë të një platforme më të zgjuar.

“Nga bisedimet kurrë nuk kemi ikur, por të na shantazhoni e të na bëni budallenj – këtë film nuk keni për ta parë”, ka thënë Vuçiqi.

Loading...