Ndjekësi e bën për ‘pesë pare’ Ilda Bejlerin, shihni si ia kthen prezantuesja

Ilda Bejleri, cilësohet si njëra nga prezantueset më seksi të sportit.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale e cila publikon fotografi të llojllojshme dhe mjaft të ‘nxehta’, shkruan lajmi.net.

Në një nga imazhet e saj ajo që tërheq vëmendje është komenti i një ndjekësi teksa e ofendon atë për fotot.

“Kane ardhur kohe te keqija, eshte kohe e njerezve me te padobishem te shoqerise , te jesh shkencetar te jesh mjek, biznesmen, te jeshe njeriu me i zoti ne qdo lloj fushe ku i sherben njerezve dhe vendit nuk je asgje, ama te kesh gjoks, shal, e te pasme dhe te dalesh ti ekspozosh ato neper medja quhesh i famshem. Athua do ket ndonje kufi bordellnizimi dhe injoranca e kesaj shoqerije? apo kemi hyre ne nje trajektore ku e kemi te pashmangshme edhenjehere kalimin ne epoken e majmuneve??”,  i shkruan ndjekësi Ildës.

Mirëpo, nuk ka munguar as replika e moderatores shqiptare e cila i thotë se ka 12 vite që e ushtron profesionin e gazetares.

“E vertete, un per vete jam diplomuar per gazetari, kam 12 vjet ne kete profesion. Nuk di ne ndonje vend qe gazetari sduhet te kete gjoks? Nese di ti me thuaj. Per pjesen tjeter jam dakort me ty, kane ardhur kohe shume te keqija. Me ndiq dhe informohu, mos e kalo kohen ne instagram vetem, duke pa shale dhe gjokse femrash”, janë fjalët e Bejlerit./Lajmi.net

View this post on Instagram

Freda’s birthday 🎁

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

Loading...