Edita Tahiri tregon se si e refuzoi aktorin më të njohur amerikan, Richard Geren

Ish-ministrja e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri, ka treguar se si ka refuzuar njërin prej aktorëve më të njohur amerikan, Richard Gere, transmeton Gazeta Metro.

Ajo në Top Channel ka treguar se si të gjitha vajzat e kishin idhull dhe ëndërr ta takonin.

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”, ka thënë ajo.

Përve Editës, në emision të pranishme kanë qenë edhe Eni Çoabni, Linda Spahiu, Erinda Ballanca e shumë të tjera.

Loading...