Valverde zbulon sekretin e Messit, ja ç’bën argjentinasi në startin e ndeshjeve

Ju ndoshta e keni vënë re deri tani, që Lionel Messi nuk angazhohet plotësisht gjatë minutave hapëse të ndeshjeve, pasi “gjeniu i futbollit” ka një metodë të tijën, sipas trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

55-vjeçari, i cili zëvendësoi Luis Enrique si trajner në “Camp Nou” në vitin 2017, tha për “The Financial Times”: “Ju nuk mund të mendoni, por duhet të luani kur jeni në fushë. Sidoqoftë, e pranoj se Lionel Messi bën përjashtim nga kjo metodologji”.

Pra, ylli argjentinas, shpesh i rezervon minutat e para të secilës ndeshje për të studiuar kundërshtarin. Në vend që të përfshihet plotësisht në fazën hapëse të lojës, Messi “injoron” topin dhe shqyrton mbrojtësit e kundërshtarit, se si pozicionohen ata.

Kapiteni blaugrana studion çdo hap të vetëm, çdo detaj të mbrojtësve kundërshtarë, të pozicionimit të tyre, duke vërejtur dobësitë në lojën e tyre. “Ndërsa loja fillon, ai merr pak kohë për të studiuar e ditur saktësisht se ku janë dobësitë e rivalëve”, – tha Valverde.

Loading...